sëmurem

Nga Wiktionary

SËMUREM vetv.

  • 1. Më zë një sëmundje, më bie një sëmundje, bie i sëmurë. U sëmur nga fruthi (nga lia, nga gripi). Kujdeset të mos sëmuren bagëtitë (bimët).
  • 2. vet. veta III. Merr një sëmundje, bëhet e sëmurë a shfaq shenja të sëmundjes një pjesë e trupit. Iu sëmur këmba (dora, mëlçia).
  • 3. fig. bised. Nuk duroj dot pa diçka a pa bërë diçka. Sëmuret, po nuk e pa.