sëmbon

Nga Wiktionary

SËMBON jokal.

  • 1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ndiej herë pas here një dhembje të mprehtë në trup sikur më ther a më shpon diçka. Më sëmbon në trup (në ijën e djathtë). Ku të dhemb e ku të sëmbon?
  • 2. fig. Kam një dhembje shpirtërore që më shqetëson shumë; ndiej një keqardhje të thellë për diçka, e kam peng. I sëmbon në shpirt. I sëmbonte në zemër për shokun (për kooperativën). I sëmbonte që nuk e pa.