rus

Nga Wiktionary

RUS m.

  • 1. Banor vendës i Rusisë ose ai që e ka prejardhjen nga Rusia.
  • 2. bised. vjet. Ai që zbatonte politikën e synimet e Rusisë cariste, pjesëtar i forcave pushtuese të Rusisë cariste.

RUS mb.

  • Që lidhet me Rusinë ose me rusët, që është karakteristik për Rusinë ose për rusët, i Rusisë ose i rusëve; që është krijuar nga rusët. Populli rus. Valle (këngë) ruse. Gjuha ruse.