rryl

Nga Wiktionary

RRYL m.

  • 1. anat. Gabzherr, skërfyell. Rryli i fytit. I zuri rrylin.
  • 2. kryes. Damarët e fytit. I dalin (i duken) rrylat. E kapi për rrylash.
  • 3. Grykë; lëfyt. Rryli i shishes. Rryli i enës. Zien në të katër rrylat zien fort, duke gurgulluar në grykë të enës.
  • 4. vet. Makarona të vogla si guaska kërmilli, bobole.
  • 5. Kalli misri i madh, i mbushur plot me kokrra. Rryla misri. Zgjodhi ca rryla.
  • 6. fig. Njeri me trup të gjatë e të madh, por zakonisht pak i trashë nga mendja.