rrumbulloj
Appearance
RRUMBULLOJ kal.
- 1. I gdhend këndet a i heq cepat për ta bërë të rrumbullakët, e bëj si rrumbull. Rrumbulloj drurin. Rrumbulloj një shkop. I rrumbulloi majën. E rrumbulloi me sqepar.
- 2. E pres rrumbullak; e pres për së gjeri që të dalë rrumbullak. Ia rrumbulloi flokët (mustaqet).
- 3. Rrotulloj. Rrumbulloj sytë.
- 4. fig., bised. Ha ose pi diçka tërësisht, pa lënë asgjë, e përlaj; e pi deri në fund, s'lë asnjë pikë. E rrumbulloi gjellën. E rrumbulloi kofshën e qengjit. Rrumbulli një shishe.