rrumbullakoj
Appearance
RRUMBULLAKOJ kal.
- 1. E bëj të rrumbullakët, i jap trajtë të rrumbullakët; i heq cepat a të dalat. Rrumbullakoj dyllin (brumin). Rrumbullakoj një dru (një metal).
- 2. E kthej në numër të plotë. Rrumbullakoj shifrat. Rrumbullakoj shumat. Rrumbullakoj pjesëtuesin. Rrumbullakoj peshën. Rrumbullakoj çmimin.