rrumbullakët

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

rrumbullakët mb.

  • 1. Që ka trajtën e një lëmshi a të një topi; që nuk është i rrafshët. Gur i rrumbullakët. Kokërr e rrumbullakët. Trup i rrumbullakët. Kësulë (qeleshe) e rrumbullakët kësulë (qeleshe) që ka trajtën e një gjysmëlëmshi, që nuk është e shtypur në majë. Toka është e rrumbullakët. E bëri të rrumbullakët.
  • 2. Që ka trajtën e një rrethi të plotë a të një unaze; që vjen si hark, që nuk është me kënde. Tryezë e rrumbullakët. Pllakë e rrumbullakët. Vijë e rrumbullakët. Dritare e rrumbullakët. Me gojë të rrumbullakët. Me fytyrë të rrumbullakët. Shtyllë e rrumbullakët. Hekur i rrumbullakët. Krimbat e rrumbullakët. zool. Kllapa të rrumbullakëta kllapa në trajtë të dy gjysmëharqeve. Me trajtë të rrumbullakët.
  • 3. fig. shih RRUMBULLAK,~E 2.
  • 4. I plotë, që llogaritet me dhjetëshe (ose me pesëshe) pa nënndarje të tjera më të vogla ose pa nënndarje të dhjeta e të qindta (për shifrat, datat). Numër i rrumbullakët. Shifër e rrumbullakët. Përvjetor i rrumbullakët.
  • Bota është e rrumbullakët fj. u. i thuhet dikujt për t'i treguar se përsëri mund të takohemi me të për një çështje ose se gjendja mund të kthehet në të kundërtën. Tryezë e rrumbullakët shih te TRYEZ/Ë,~A.