rrumb
Appearance
RRUMB m.
- 1. Copë metali me kokë të rrumbullakët, që varet brenda kambanës ose këmborës dhe që e bën të tingëllojë duke rrahur anët e saj kur tundet; topi i kambanës, gjuhëz. Rrumbi i kambanës (i këmborës). I ra (i humbi) rrumbi.
- 2. Kalliri i misrit pa kokrra; kacarrumb; misërishte. Rrumb misri. Mbledhin rrumbat. Bëjnë zjarr me rrumba.
- 3. Shtupë për shtamba prej misërishteje ose prej balte. Rrumbi i shtambës (i katruves). E mbylli me rrumb.
- 4. Gur i vogël e i rrumbullakët, me të cilin luajnë fëmijët. Luajnë me rrumba.
- 5. Kunj druri që lidh shtizën me parmendën, thumb.
- I ka humbur rrumbi dikujt shih te HUMB. E ka humbur rrumbin e këmborës shih te HUMB. E humbi rrumbi kambanën është bërë rrëmujë e madhe, nuk e merr vesh i pari të dytin.