rruginë
Appearance
RRUGINË f.
- 1. Hapësirë e ngushtë në çdo kat të ndërtesave, nëpër të cilën kalohet në të ndarat e ndryshme; korridor; mesore. Rruginë e errët. Rruginë e shtruar (e pashtruar). Rruginat e shtëpisë (e fabrikës).
- 2. Vend i lirë ndërmjet radhëve të karrigeve në një sallë. Rruginat e teatrit. Rrugina midis karrigeve.
- 3. shih RRUGIC/Ë,~A 1,2. Rruginat e lulishtes. Rruginë e shtruar.