Jump to content

rrugëdalje

Nga Wiktionary

RRUGËDALJE f.

  • 1. Shteg nga ku mund të kalohet më tej, drejtimi nëpër të cilën mund të dilet nga një vend i mbyllur. Rrugëdaljet nga qyteti. Rrugëdaljet nga miniera. I mbyllën të gjitha rrugëdaljet. Andej nuk ka rrugëdalje. Uji gjen vetë rrugëdalje.
  • 2. fig. Shteg për të dalë nga një gjendje e vështirë, mënyrë e zgjidhjes se një çështjeje të ndërlikuar; shtegdalje, shpëtim. Rrugëdalje më e mirë. Rrugëdalje nga kriza. Gjendje pa rrugëdalje. Kërkoj një rrugëdalje. Gjej rrugëdaljen. I tregoj rrugëdaljen. E shikoj rrugëdaljen diku. Është e vetmja rrugëdalje. S'kam rrugëdalje tjetër.