Jump to content

rrufit

Nga Wiktionary

RRUFIT kal.

  • 1. Pi pak nga pak diçka, gjerb, surb. Rrufit kafenë (qumështin, rakinë, verën). Rrufit supën.
  • 2. E ha të tërë me një frymë, gëlltit, përlaj. Rrufit gjellën. Rrufit një vezë të freskët. I rrufiti ëmbëlsirat një nga një. E rrufiti në bark.
  • 3. Thith, tërheq me forcë. Rrufiti hundët. I rrufit faqet.
  • 4. vet. veta III edhe fig. Përpin, thith, gëlltit. E rrufiti dheu. E rrufitën valët. E rrufitën epshet.