rrufeshëm
Appearance
RRUFESHËM mb.
- Që bëhet me shpejtësi shumë të madhe, i shpejtë e i papritur si rrufeja; i menjëhershëm. Sulm (kundërsulm) i rrufeshëm. Betejë (fitore) e rrufeshme. Lëvizje e rrufeshme. Përhapje e rrufeshme. Pyetje e rrufeshme. Me shpejtësi të rrufeshme. Në mënyrë të rrufeshme.
RRUFESHËM ndajf.
- Me shpejtësi shumë të madhe e papritur, vetëtimthi, në mënyrë të rrufeshme. U nis rrufeshëm. Gjuan rrufeshëm. Sulmon rrufeshëm.