Jump to content

rrotulloj

Nga Wiktionary

RROTULLOJ kal.

  • 1. E bëj të lëvizë rreth vetes ose rreth një pike tjetër, e sjell rrotull. Rrotulloj një rrotë. Rrotulloj mishin në hell. E rrotulloj teposhtë e rrokullis.
  • 2. E kthej nga ana tjetër duke e lëvizur rreth vetes; e kthej sa nga një anë në tjetrën. Rrotulloj çelësin (dorezën). Rrotulloj kashtën (barin). Rrotulloj trupin. Rrotulloj kokën nga e majta. Rrotulloj sytë hedh vështrimin rreth e rrotull. Rrotulloj tokën përmbys tokën duke e punuar.
  • 3. Mbështjell si rrotull; kund. çrrotulloj. Rrotulloj letrën. Rrotulloj litarin (telin).
  • 4. Kaloj rrotull një vendi, i bie rrotull; qarkoj. Rrotulluan malin. Rrotulluan një greminë.
  • 5. fig. E sjell vërdallë dikë, e mbaj me fjalë ose e dërgoj sa në një vend në tjetrin pa ia mbaruar një punë a pa ia zgjidhur një çështje. Po na rrotullon kot.
  • 6. jokal. vet. veta III. Ndryshon gjendja për më mirë a më keq; kthen. Rrotulloi i sëmuri. Rrotulloi koha (moti).
  • Rrotulloj në mend e mbaj në mendje gjatë diçka, duke e parë nga anë të ndryshme, e rrah gjatë me mend.