rrotullame
Appearance
RROTULLAME f.
- 1. Rrotull e madhe; send në trajtë të një rrotulle të plotë; mëshere. Rrotullame djathi (dhjami, dylli). Rrotullame letre. Rrotullame metali. Rrotullamja e brumit. Bëj një rrotullame.
- 2. Diçka që merr trajtën e një vije të rrumbullakët; unazë. Rrotullame tymi. Rrotullame në ujë.
- 3. Rreth i madh që rrotullohet, me kosha të varur ose me ndenjëse në trajta të ndryshme, ku rrinë zakonisht fëmijët për t'u argëtuar. Koshat e rrotullames. Hipi në rrotullame. Rrotullohet rrotullamja.
- 4. përd. mb. Që ka trajtën e një rrotulle, rrotullar. Bukë rrotullame.