rrotull

Nga Wiktionary

RROTULL f.

  • 1. Rreth i vogël, i plotë e i trashë, me një vrimë në mes, që vihet në bishtin e një vegle ose përdorëseje. Rrotulla e tundësit. Rrotulla e boshtit për të tjerrë. Rrotull guri (buke, druri). I vuri një rrotull. Iu thye (i ra) rrotulla.
  • 2. tek. Rrotë e vogël me kanal përreth, në të cilën kalon një litar ose tel. Rrotull e lëvizshme. Rrotulla e makarasë. Rrotullat e vegjës.
  • 3. Ushqim i përgatitur në trajtë të një rrethi të plotë e të trashë ose një lëndë tjetër e derdhur në këtë trajtë, mëshere. Rrotull djathi (dhjami, dylli). Rrotulla hekuri (gize). Rrotulla bitumi (sere). E pres në rrotulla.
  • 4. Vilar a rrip i gjatë letre i mbështjellë si gyp ose fill teli i mbledhur si rreth. Rrotull letre. Rrotull teli. E bëj rrotull.
  • 5. Rrotëz peri. Rrotulla peri (spangoje).
  • 6. anat. Kockë në trajtë unaze ose rrethi të plotë. Rrotullat e kurrizit (e qafës) rruazat e kurrizit (e qafës). Rrotulla e gjurit gashta e gjurit.
  • 7. Zbukurim i qëndisur a i thurur në trajtë të një rrethi të plotë me vrimë në mes ose në trajtë të ngjashme me atë të rrethit. Çorape me rrotulla. Qilim me rrotulla.
  • 8. fig. Fjalë a shprehje e thënë tërthorazi, zakonisht me thumb. Flet me rrotulla. Gjuhen me rrotulla.

RROTULL

  • I. ndajf.
  • Në hapësirën nga të gjitha anët afër dikujt a diçkaje, përreth, përqark, rreth e qark. Rreth e rrotull nga të gjitha anët, përreth. Vendet rreth e rrotull. I rrinë rrotull. I vjen (i sillet) rrotull ecën përqark dikujt a diçkaje; i rrotullohet. Vjen (sillet) rrotull rrotullohet, shkon përqark. Shoh (vështroj) rrotull. I ramë rrotull (rreth e rrotull) e përshkuam, e shkelëm nga të gjitha anët. Në fshatrat rrotull. Diku (këtu) rrotull në një vend afër a rreth një vendi tjetër. Më vjen shtëpia (dhoma) rrotull më merren mendtë dhe më duket sikur rrotullohet shtëpia (dhoma) rreth meje.
  • II. parafj. Rreth. Rrotull shtëpisë. Rrotull dheut. Rreth e rrotull fshatit. Rrotull zjarrit (vatrës). Rreth e rrotull nënës (gjyshit). I mblodhi rrotull vetes.
  • Vjen rrotull (rreth) dikush lëviz kot, sillet pa bërë asnjë punë. Vjen rrotull (rreth, anës) për shi (për dëborë) është gati të fillojë shiu (dëbora). E sjell rrotull (vërdallë) dikë e mbaj me fjalë dikë dhe nuk ia plotësoj një nevojë a një kërkesë që ka; e heq për hunde. Ia sjell (ia bie, ia hedh) fjalën rrotull (larg e larg) nuk ia them drejtpërdrejt, nuk i flas hapur. I vjen (i sillet) rrotull (rreth, vërdallë) dikujt
  • a) kujdeset për dikë, i bën të gjitha shërbimet e nevojshme (një të sëmuri, një fëmije etj.);
  • b) përpiqet t'i pëlqejë e ta bëjë për vete, përpiqet t'i fitojë zemrën (një vajze a një gruaje);
  • c) e merr me të mirë ose me lajka dikë për t'i shkëputur diçka, përpiqet t'i fitojë zemrën dikujt për të nxjerrë përfitime prej tij. I vjen (i bie) rrotull diçkaje
  • a) nuk e thotë drejtpërdrejt diçka, flet tërthorazi, i bie anës;
  • b) nuk e zë një punë nga anët kryesore, nuk i futet në thelb. Më vjen (më sillet) rrotull (rreth) diçka është gati të më bjerë mbi kokë a të më ndodhë diçka e keqe. I vjen (i sillet) koka (mendja, festja) rrotull (vërdallë) shih te VËRDALLË. Po i vjen rrotull larashi shih te LARASH,~I. S'kam ku të vij rrotull (rreth) jam shumë ngushtë në një dhomë a banesë, nuk kam sesi të lëviz e t'i bëj punët lirisht.