Jump to content

rrotë

Nga Wiktionary

RROTË f.

  • 1. Rreth prej druri a prej metali me spica ose i plotë nga brenda, zakonisht i veshur nga jashtë me rrip metalik a me gomë, që mbërthehet në një bosht dhe që rrotullohet për të vënë në lëvizje një mjet, i cili ecën mbi tokë. Rrota e parme (e prapme). Rrotë druri (gome, metali). Rrotë qerreje (karroce, biçiklete, makine). Rrotat e trenit. Rrotat e topit (e mitralozit). Motoçikletë me dy (me tri) rrota. Karrige (krevat) me rrota. Rrethi (boshti) i rrotës. Rrezet (spicat) e rrotës. I vë (i heq) rrotën. I doli rrota. I ndërroi rrotën. Eci rrotë më rrotë me dikë. bised. eci baras me një tjetër, nuk mbetem prapa.
  • 2. Rreth i plotë nga brenda ose me rreze, që vihet në një bosht dhe që rrotullohet për të përcjellë lëvizjen në një mekanizëm a në një pajisje ose për qëllime të tjera. Rrotë e dhëmbëzuar. Rrotë drejtuese. Rrotë transmisioni. Rrotë mulliri. I vë (i heq, i ndërroj) rrotën.
  • 3. Bosht me buzë të ngritura në të dyja anët, që shërben për të mbështjellë fije ose tela. Rrotë teli.
  • 4. bised. Diçka që ka trajtën e një rrethi të plotë, rrotull. Rrotë djathi.
  • 5. thjeshtligj., shar. Njeri i trashë nga mendja, budalla. Është rrotë nga mendja. Është rrotë mulliri.
  • Rrota e fatit vjet. libr. ngjarjet e rastit e të paparashikuara në jetën e njeriut. Rrota e historisë libr. zhvillimi objektiv i ngjarjeve historike që ecin gjithnjë përpara. I ka lyer rrotën dikujt keq. shih te LYEJ. Hedh (vë) gurë në rrota shih te GUR,~I. I vë ( i fut) shkopinj në rrota shih te SHKOP,~I. I zuri rrota (qerrja) bishtin shih te BISHT,~I. I venë punët në katër rrota i ka punët shumë mirë, i shkon mbarë çdo gjë.