Jump to content

rropos

Nga Wiktionary

RROPOS kal.

  • 1. Shkatërroj diçka të ngritur a të ndërtuar dhe e rrafshoj me tokën ose e fut në dhe; shemb me themel, rrënoj. E rroposën murin. E rroposi qytetin tërmeti.
  • 2. fig. Rrëzoj nga fuqia, shemb, përmbys. Rroposën mbret e mbretëri. I rroposën hyjnitë.
  • 3. fig. E vë poshtë, e mund, e mposht. E rroposi sëmundja. E rroposi kundërshtarin.