rropatem
Appearance
RROPATEM vetv.
- 1. vet. veta III. Përplaset diçka me një tjetër dhe bën zhurmë. Diçka rropatej përjashta. I rropatej lopata pas shpine.
- 2. Rrotullohem e përpëlitem në një vend duke qenë i shtrirë. Rropatej në shtrat.
- 3. fig. Përpiqem e mundohem shumë për të bërë një punë të lodhshme e të vështirë. Rropatet në punë (në arë). Rropatej në dhe të huaj. Rropatet nga mëngjesi deri në mbrëmje. Rropatet ditë e natë. Rropatej për një copë bukë.
- 4. fig. Përpiqem shumë të arrij diçka, mundohem me ngulm të arrij diçka, rrekem. U rropat të shpëtonte. U rropat ta kapte. U rropat mjaft, por nuk i doli gjë.