rrokullimë

Nga Wiktionary

RROKULLIMË f.

  • 1. Rënia e diçkaje teposhtë duke u rrokullisur, shembja e diçkaje me zhurmë. Rrokullima e gurëve.
  • 2. fig. Shumicë, sasi e madhe dhe e pandërprerë e diçkaje, rrëke. Rrokullimë fjalësh.
  • 3. Vend shumë i pjerrët, nga ku rrëzohen gurë ose ku nuk mund të qëndrohet; greminë. Rrokullimë e keqe. Vend rrokullimë. Në buzë të rrokullimës. Merr rrokullimën shkon tatëpjetë duke u rrokullisur. Bie si guri në rrokullimë.
  • 4. fig. Rruga drejt rënies e shkatërrimit, tatëpjetë; greminë. Në rrugën e rrokullimës. E mori rrokullima. E shtyu në rrokullimë. Kapitalizmi ka marrë rrokullimën. E çuan vendin në rrokullimë.
  • 5. përd. ndajf. Shumë keq; në rrëmujë të madhe e jo mbarë. Rrokullimë i shkonin punët. I shkoi jeta rrokullimë.
  • Gur në rrokullimë në gjendje të vështirë, kur nga çasti në çast mund të ndodhë një e keqe, në buzë të greminës.