rrok

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RROK kal.

  • 1. Kap dikë a diçka dhe e shtrëngoj ose e mbaj fort. I rrok dorën. E rrok për qafe (në grykë) e përqafoj. E rrok për beli (për këmbësh, për flokësh). Rrok topin me dorë. E rrok në krahë.
  • 2. Kap diçka me vrull e shpejt, e marr shpejt për të bërë diçka me të; rrëmbej. Rrok pushkën (shpatën). Rrok kazmën (lopatën). Rrok një dru (një gur). Rrok penën për të shkruar.
  • 3. vet. veta III. E përfshin në fushën e vet ose nën ndikimin e vet, e kap; e zë; e rreh. E rrok era. E rrok dielli. E rrok hija. E rroku sëmundja. E rrok shkolla (detyrimi ushtarak). bised.
  • 4. E përfshij në fushën e pamjes, ma zë syri, e kap me vështrim. E rrok me sy. Sa të rrok syri. Nuk ia rrok vështrimi (syri). Rrok pamjen.
  • 5. fig. Kap dhe trajtoj në një mënyrë, e bëj objekt shqyrtimi, flas ose shkruaj për diçka. Rrok një temë (një problem). E rroku me mjeshtëri (me guxim). E rroku me një vështrim të përgjithshëm. E rroku drejt (gjerë).
  • 6. fig. Arrij ta kuptoj, e marr vesh domethënien e diçkaje, e kap. E rroku me mend. S'ma rrok mendja. E rroku menjëherë sa foli. Si ta rrok mendja ty! E rroku kuptimin (mendimin).
  • 7. Arrij ta prek; çik, takoj. E rroku me majë të gishtave. E rroku një plumb. Rrok shenjën e qëlloj, i bie shenjës. Rrok majën. Nuk e rrok pushka.
  • 8. Arrij deri në një moshë, mbush, zë. I ka rrokur shtatëdhjetë vjetët.
  • 9. jokal. Prek në një send ose diku dhe ngec, ndesh në diçka që e pengon të lëvizë, zë. Rrok gurin e mullirit.
  • Rrok (rrëmbej) armët (pushkët) shih te RRËMBEJ. Sikur ka rrokur (ka rënë, ka kapur) qiellin me dorë shih te QIE/LL,~LLI.

RROK mb.

  • I papjekur (për pemët); i pazier a i papjekur (për mishin etj.). Rrush rrok. Mish rrok. I ka gështenjat rroke.