rroj

Nga Wiktionary

RROJ jokal.

  • 1. Jam gjallë, jam në jetë, jetoj, gjëllij; bëj një jetë të gjallë. Rroj shumë (pak, gjatë). Rrojti nëntëdhjetë vjet. Rron ende është gjallë. Rrojtëm pa u plakëm. Nuk i rrojnë fëmijët. Rrojtën e trashëguan përdoret si mbyllje e përrallave popullore. Lum kush të rrojë. Sa të rrosh do të mësosh. fj. u.
  • 2. Plotësoj nevojat për rrojtje, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë; mbahem në jetë, ushqehem. Rron me punën e vet (me djersën e ballit). Rronte me bukë thatë. Rron në kurriz të prindërve (të të tjerëve).
  • 3. Jetoj bashkë me dikë, lidhem a hyj në marrëdhënie të caktuara me dikë gjatë jetës. Rroj me prindërit (me vëllanë). Rron me fëmijët (me motrën). Rrojnë bashkë (tok). Rroj veç (me vete). Rrojnë në mirëkuptim.
  • 4. Banoj diku, rri; jetoj në një vend, e kam ndejën; e shkoj jetën diku me dikë; populloj një vend. Rroj në qytet (në fshat). Rroj në shtëpi. Rron jashtë. Disa kafshë rrojnë në pyll, disa në shkretëtirë. Rron në ujë (në det).
  • 5. Shkoj jetën, e kaloj jetën në një mënyrë të caktuar; kam një mënyrë jetese të caktuar. Rrojmë të lirë (të pavarur). Rroj i qetë (i lumtur, i gëzuar). Rron mirë. Rronte me të keq (me vështirësi). Rronin në varfëri. Rronte si qen. Rron pa telashe. Rronte kot e kalonte jetën pa bërë asgjë të dobishme. Rronin me ëndrra (me shpresa). Rronte me frikë. Rron në paqe. Rrojmë në një kohë të lumtur. Rronte nën hijen e dikujt. Di të rrojë.
  • 6. vet. veta III. Ka jetë të gjatë; vazhdon të punojë a të veprojë; duron shumë, nuk prishet nga përdorimi ose nga koha. Rron shumë ky stof. Mall (plaçkë) që rron. Këto këpucë nuk rrojnë aq shumë. I rrojnë rrobat. Rron deri në dimër.
  • 7. fig. Jam në kujtesën ose në mendjen e të tjerëve, nuk më harrojnë; vet. veta III është e gjallë diçka në jetën e në veprat e njerëzve, nuk harrohet, ruhet e çmohet, lë gjurmë. Rron i gjallë. Rron në kujtesën (në zemrat, në mendjen) e njerëzve. Rron në këngë. Rron në shpirtin e popullit. Vepra e tij do të rrojë përjetë.
  • 8. Kam diçka si shqetësimin kryesor a si punën më të rëndësishme; merrem vazhdimisht me diçka, jam i lidhur me diçka. Rron me problemet e punës. Rron me nevojat e popullit. Rron me kohën.
  • 9. Përdoret në mënyrën dëshirore ose lidhore për t'i uruar dikujt jetë të gjatë për vete a për të tjerët. Rrofsh, more bir! Rrofsh e qofsh! Rrofsh sa malet! Rrofshi e gëzofshi! Rrofsh me nënë e me babë! Të rrojë për jetë! Të rrofshin fëmijët! Ashtu, më rrofsh! Të të rrojnë djemtë! T'i rroni nënës e babait! Të rroni vetë! përdoret për të ngushëlluar njerëzit e familjes kur u vdes dikush. T'ju rrojë e me jetë të gjatë! urim kur lind një fëmijë.
  • 10. vet. veta. III iron. Përdoret në mënyrën dëshirore për të treguar se diçka a dikush nuk vlen, nuk sjell dobi, se diçka nuk hyn në punë a është e kotë. Na rroftë mundi (gazi). I rroftë shkolla (diploma). Na rroftë puna që bëmë.
  • Rroftë sebepi iron. përdoret kur dikush shfrytëzon një shkak, një rast a një rrethanë çfarëdo për të bërë diçka ose për të nxjerrë ndonjë përfitim. Rroftë sa kungulli në brymë! iron. shih te BRYM/Ë,~A. Rron me hikrra shih te HIK/ËRR,~RRA I. Rron (edhe) në rrasë të gjallë shih te RRAS/Ë,~A. Na rrofsh për dimër, se për verë jemi vetë thjeshtligj. iron. shih te DIM/ËR,~RI. Rronte (jetonte) si gogla në ujë shih te GOG/ËL,~LA. Rronte me një shoshë lakra shih te LAKËR,~RA. Rron (jeton, rri, është) në hijen e dikujt keq. shih te HIJ/E,~A. Rronte në kurriz (në shpinë) të dikujt shih te KURRIZ,~I.