rrogëtar
Appearance
RROGËTAR m.
- 1. vjet. Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Rrogëtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishës). Rrogëtar lopësh.
- 2. Nëpunës me rrogë të caktuar. Shtresë rrogëtarësh.
- 3. bised. mospërf. Ushtar që paguhet me rrogë; mercenar. Ushtri rrogëtarësh.
- 4. keq. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë fitime, shërbëtor. Rrogëtarët e fashizmit. Rrogëtar i pushtuesve.
RROGËTAR mb.
- Që paguhet me rrogë; që shërben me një pagë të caktuar; mercenar. Ushtri rrogëtare. Trupa rrogëtarë.