rrjepës
Appearance
RRJEPËS I m.
- 1. Ai që rrjep bagëtitë e therura. Rrjepës lëkurësh. Rrjepës bagëtish.
- 2. keq. Ai që grabit ose që shfrytëzon të tjerët pa mëshirë.
RRJEPËS II m. mjek.
- Sëmundje e rëndë, që shfaqet në fillim me disa njolla të kuqe në lëkurë, e cila thahet, zhvoshket e leskërohet, pastaj me fshikëza në buzë e në gojë e më vonë me çrregullime të mëdha të tretjes e të veprimtarisë nervore dhe që shkaktohet nga mungesa e një vitamine në ushqim.