Jump to content

rrjep

Nga Wiktionary

RRJEP kal.

  • 1. I shqit dhe i heq lëkurën një kafshe a një druri. Rrjep delen (dashin, dhelprën). Rrjep ngjalën. Rrjep degën e lofatës. I rrjepin lëkurën.
  • 2. I heq gjithë pendët a puplat një shpendi me dorë a me ujë të përvëluar; shpuploj. Rrjep pulën (patën, rosën).
  • 3. I heq vende-vende cipën a lëkurën; i këput copa të vogla a leskra nga sipërfaqja; gërvisht; zhvesh. E kanë rrjepur bukën. E kishin rrjepur suvanë e murit (tryezën). I ka rrjepur fytyrën (hundën). Rrjep plagën. Rrjep misrin zhvesh misrin.
  • 4. fig. I rrëmbej dikujt gjithçka me dhunë ose duke e mashtruar; grabit dikë duke e shfrytëzuar vazhdimisht. E rropi në rrugë të madhe. Bejlerët e agallarët e rripnin popullin. Fajdexhinjtë të rripnin pa mëshirë. E rropën vendin. E rropi e s'i la gjë prej gjëje.
  • Të rrjep të gjallë (të rrjep e të merr lëkurën) të shfrytëzon pa mëshirë; është krejt i pamëshirshëm e mizor; të merr shpirtin. E rropi të gjallë e rrahu keqas, i mori shpirtin. Është ther e mos rrip shih te THER. E rrjep morrin nga bishti është shumë dorështrënguar, kursen sa më s'bëhet.