Jump to content

rrjedhshmëri

Nga Wiktionary

RRJEDHSHMËRI f.

  • 1. Të qenët i rrjedhshëm, vetia e diçkaje që bëhet rrjedhshëm, pa pengesa e në mënyrë të lidhur. Rrjedhshmëri logjike. Rrjedhshmëri stili. Rrjedhshmëria e fjalëve (e frazave, e mendimeve). Rrjedhshmëria e lëvizjeve (e veprimeve). Ka rrjedhshmëri. I mungon rrjedhshmëria.
  • 2. tek. Veti e metaleve ose e lëndëve të tjera të ngurta për të rrjedhur a për të marrë trajtën e enës kur zbuten. Rrjedhshmëria e gizës (e çelikut). Kufiri i rrjedhshmërisë. Ka rrjedhshmëri të madhe.