rrjedhje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RRJEDHJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes RRJEDH. Rrjedhje e lirë. Rrjedhja e ujit. Rrjedhja e plagës. Rrjedhja e mendimeve (e fjalëve). Rrjedhja e ngjarjeve. Rrjedhja e ditëve (e muajve, e viteve). Ndaloi rrjedhjen e gjakut.
  • 2. shih RRJEDH/Ë,~A 1. Rrjedhje e shpejtë. Rrjedhjet e ujërave. Në drejtim të rrjedhjes.
  • 3. Dalje e ujit a e një lëngu tjetër ose e një gazi prej vrimave e të çarave të një ene; uji, lëngu ose gazi që del nga një enë, nga një gyp etj. Rrjedhje uji. Rrjedhjet e naftës. Rrjedhjet e enës (e traktorit, e gypave). Mënjanojnë rrjedhjen.
  • 4. fig. Humbje pak nga pak e një lënde të parë, e një malli, e një vlere etj. gjatë punës ose qarkullimit. Rrjedhje të lëndës së parë. Rrjedhje të grurit.
  • 5. fig. shih RRJEDH/Ë,~A 3. Rrjedhja e historisë. Rrjedhja e punëve (e ngjarjeve). Në rrjedhjen e jetës.
  • 6. gjeogr. Shtrati i një lumi ose një pjesë e tij; viset nëpër të cilat kalon një lumë ose një pjesë e tyre. Rrjedhja e sipërme (e mesme, e poshtme). Rrjedhja e Drinit (e Shkumbinit). E kapërceu në rrjedhjen e sipërme.