rritem
Appearance
RRITEM vetv.
- 1. Bëhem më i madh nga trupi pak nga pak, duke jetuar e duke u ushqyer; më zgjatet trupi a shtati me zhvillim të natyrshëm (për njerëzit, kafshët dhe bimët). Rritet fëmija (djali, vajza). Rritet qengji (viçi, gjeli). Rritet gruri (misri). Rritet bari. Rritet ngadalë (shpejt). Nuk rritet shumë. E këputën pa u rritur. Nuk e lë të rritet. U rritsh! bised. shëndet! (i thuhet zakonisht një fëmije kur teshtin).
- 2. Bëhem më i madh në moshë, arrij një moshë më të pjekur. Iu rrit djali (vajza). Iu rritën fëmijët. U rrit, u bë burrë.
- 3. Kaloj fëmijërinë a kohën e miturisë në një vend ose në kushte të caktuara; jetoj diku ose në rrethana të caktuara derisa arrij moshën e pjekurisë. Rritën të lumtur. Është rritur me prindër (me baba e me nënë). U rrit jetim. U rritën me mundime (me thërrime, me halle). Jam rritur në qytet (në fshat). Lindi dhe u rrit në një familje punëtore. U rritsh me nënë e baba! ur.
- 4. vet. veta III. Mbin, jeton dhe zhvillohet në një vend ose në kushte të caktuara (për bimët). Rritet në ujë. Rritet në pyje (në livadhe). Rritet në toka të varfra. Rritet në vende të ngrohta. Rritet në hije.
- 5. vet. veta III. Zgjatet më tepër, bëhet më i gjatë (një ind a organ që del prej diku). Iu rrit mjekra. Po i rritën flokët. Iu rritën thonjtë. Iu rritën pendët (puplat). Iu rritën krahët.
- 6. vet. veta III. I shtohet sasia, madhësia, vëllimi a vlera në krahasim me gjendjen e mëparshme; ngrihet; zmadhohet; kund. ulet; pakësohet. U rrit numri (sasia). U rritën kërkesat. U rritën të ardhurat. Rritet prodhimi (rendimenti). Nuk rritet çmimi (kostoja). U rrit shpejtësia (qarkullimi). U rrit dita u zgjat dita. U rrit lumi (përroi) iu shtua uji, u fry lumi (përroi). Po rritet hëna. T'u rrittë jeta! ur.
- 7. vet. veta III. Bëhet më i madh, më i gjerë a më i shumtë; përfshin një numër më të madh se më parë a përhapet më shumë; merr përpjesëtime më të mëdha, zgjerohet, zmadhohet. U rrit familja. U rrit çeta (ushtria). Po rriten qytetet (fshatrat). Rritet miniera. U rrit zjarri (flaka).
- 8. vet. veta III fig. Ngrihet në një shkallë më të lartë; bëhet më i madh, më i fuqishëm, më i njohur etj.; kund. bie; ulet. Iu rrit besimi. Iu rrit lavdia (emri, nami, autoriteti). Rritet lufta (veprimtaria, lëvizja) revolucionare. Rritet mirëqenia. Rritet ndërgjegjja. Shkon duke u rritur. T'u rrittë nderi! ur. faleminderit!
- 9. Ngrihem në detyrë a në përgjegjësi. U rrit në detyrë. U rrit me punë.
- 10. fig. Fitoj cilësi të reja, bëhem më i aftë a më i përgatitur, ngrihem. Është rritur kuadri. U rritën në luftë me vështirësitë. U rritën bashkë me uzinën.
- I është rritur lafsha dikujt shih te LAFSH/Ë, ~A. I është rritur mendja (hunda) dikujt është bërë mendjemadh. Është rritur me thërrime shih te THËRRIM/E,~JA. I janë rritur (i janë zgjatur) thonjtë keq. shih te THUA, THOI. I janë rritur veshët dikujt shih te VESH,~I. Më rritet zemra ndiej kënaqësi të madhe për diçka, më bëhet zemra mal. Është rritur në prehër të nënës edhe mospërf. shih te PREH/ËR,~RI.