Jump to content

rriskë

Nga Wiktionary

RRISKË f.

  • 1. Copë e rrafshët nga të dyja anët, e prerë me thikë nga buka, nga kokrra e një peme ose nga një ushqim tjetër; thelë. Rriskë e hollë (e trashë). Rriskë buke. Rriskë limoni (trangulli). Rriskë patateje. E bëri rriska. E preu (e ndau) në rriska. Hëngri dy rriska. Lyej një rriskë me gjalpë.
  • 2. Rrip i ngushtë i diçkaje. Rriskë hëne. Rriskë qielli. Rriskë toke.
  • 3. Rrasë guri, pllakë e hollë guri. Rriskat e çatisë. Rriska e grackës. Pullaz me rriska. Nxjerrin rriska. E mbulojnë me rriska.
  • Punonte për rriskën e fëmijëve punonte për bukën e fëmijëve, për bukën e gojës, për një copë bukë.