rrip

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RRIP m.

  • 1. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë prej një lëkure, prej një pëlhure ose prej një lënde tjetër, që përdoret për të lidhur, për të shtrënguar, për të mbajtur etj. diçka. Rrip i hollë (i ngushtë, i gjerë, i gjatë, i shkurtër). Rrip lëkure (pëlhure, llastiku). Rripat e këpucëve (e opingave). Rripat e çantës. Rripat e zgjedhës (e samarit, e frerit). Rripa orësh. E lidh me rrip. Zgjat (shkurtoj) rripin e armës. U këput rripi.
  • 2. Brez i gjatë e i ngushtë prej lëkure ose prej një lënde tjetër me vrima e me tokëz, që shërben për të mbajtur e për të shtrënguar rrobat pas mesit ose në sup. Rrip lëkure (plastike). Rripi i pantallonave. Rripi i mesit. Rripat e supeve. Rrip fishekësh gjerdan për fishekët. Rrip sigurimi brez që mbahet nga një punëtor për t'u kapur që të mos bjerë, kur punon në një vend të lartë. Vrimat e rripit. Tokëza (koka) e rripit. Shtrëngoj (liroj) rripin. I hoqi një rrip e rrahu, e fshikulloi me rrip a me diçka tjetër të ngjashme.
  • 3. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë nga një fletë letre, metali, druri etj.; shirit. Rrip letre. Rrip llamarine (teneqeje). Rripa dërrasash. Rrip për të mprehur briskun e rrojës. E bëri rripa. E preu në rripa. I ngjiti (i vuri) një rrip. I nxori (i hoqi) një rrip. E thuri me rripa.
  • 4. tek. Shirit i ngushtë prej lëkure ose prej një lënde tjetër i qepur si rreth, që shërben për ta kaluar lëvizjen rrotulluese nga një rrotë në tjetrën. Rrip lëkure (gome). Rrip transmisioni. Rripi i makinës (i traktorit). I vuri rripin. I doli (iu këput) rripi.
  • 5. Pjesë toke e gjatë dhe e ngushtë, brez i ngushtë toke ose i një sipërfaqeje tjetër. Rrip i papunuar. Rrip bregdetar. Rrip ranor. Rripa pyjorë. Rrip toke. Rrip rruge. Rrip deti. Rrip me bar. Një rrip tokë pa tokë.
  • 6. Brez i ngushtë e i gjatë, që dallohet në sipërfaqen e diçkaje ose nga pjesa tjetër përreth. Rrip i bardhë (i kuq). Rrip drite. Rrip qielli.
  • 7. fig. thjeshtligj. Njeri i trashë nga mendja, njeri që nuk ia pret për asgjë; njeri i humbur që s'është i zoti për asnjë punë (edhe përd. mb. sipas kuptimit të emrit). Është fare rrip nga mendja. Është rrip për të kënduar.
  • 8. përd. mb. fig. Shumë i dobët e i ligur, i hollë e i thatë, kockë e lëkurë. E ka bërë rrip sëmundja.
  • 9. përd. mb. bised. Që është i fortë e nuk zien lehtë; që mezi përtypet, rripak. Ishte mishi rrip e mezi zjeu.
  • Rrip daulleje shih te DAULL/E,~JA. Rrip transmisioni libr. mjet që shërben për të përçuar vijën politike në masat e gjera dhe për t'u lidhur ngushtë me to (për organizatat e masave kundrejt partisë). I lëshoj rripin dikujt shih te LËSHOJ. Ia liroj rripin dikujt shih te LIROJ. Ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (frerin) dikujt shih te MBLEDH. Shtrëngoi (mblodhi) rripin (rripat) shih te MBLEDH. Shtrëngo rripat! shih te SHTRËNGOJ. E bëri rrip daulleje dikë a diçka shih te DAULL/E,~JA. U bë rrip daulleje u deh keq, u bë tapë. Mbeti rrip daulleje mbeti pa gjë fare, i humbi të gjitha, u varfërua krejt. Ka humbur rripin e këmborës shih te HUMB. Iu këput rripi i pallës i ra krenaria dhe mburrja e tepruar, i ra hunda. E pyeti rrip për këpucë e pyeti me hollësi, fije e për pe. Ia shkoi (ia vuri) këmbët në rrip të dyfekut shih te DYFEK,~U.