rri
Appearance
RRI jokal.
- 1. Qëndroj ulur, jam mbështetur me pjesën e poshtme të trupit. Rri ndenjur (shtruar, shtrirë, këmbëkryq). Rri në karrige (në tryezë). Rri përdhe (shesh). Rri më gjunjë (në bisht, galiç). Rri mbi shalë. Rri pranë vatrës. Mirë se rrini!
- 2. zakon. në mënyrën urdhërore. Ulem e qëndroj ulur. Rrini nëpër vende! Rri në shesh! Rri përdhe! Rrini, mos u ngrini! Rri këtu!
- 3. Ndalem diku dhe nuk iki, mbetem; qëndroj diku për një kohë pa u larguar. Rri brenda. Rri në shtëpi (në dhomë). Rri për darkë! Rri deri nesër! Ndenji pak kohë. Rri edhe pak! Iu luta të rrinte. Ai nuk rri kurrë në shtëpi. Rri brenda mureve të zyrës (të shkollës). Rri me shëndet! ur. mbetsh me shëndet.
- 4. Jetoj për një kohë të gjatë diku, banoj; jetoj ose punoj me dikë. Rri në Tiranë (në Shkodër, në Korçë). Rri në qytet (në fshat). Rri te vëllai. Rri në konvikt. Ku rri me shtëpi? Rri afër (larg). Rrimë bashkë (nën një kulm). Me kë rri? me kë shoqërohesh? Thuamë me kë rri, të të them se cili je! fj.u.
- 5. Qëndroj drejt pa lëvizur nga vendi; qëndroj diku në një mënyrë të caktuar. Rri drejt (shtrembër, varur, pezull). Rri në radhë (në rresht). Rri më këmbë (më gjunjë). Rri te dritarja. Rri para pasqyrës. Rri arithi mbi këmbët e prapme. Rrimë përreth.
- 6. Jam në një gjendje të caktuar; qëndroj (edhe në një varg njësish frazeologjike). Rri gati. Rri zgjuar. Rri urtë. Rri pa gjumë. Rri shkujdesur. Rri fshehur. Rri hapur është hapur. Rri varur. Rri në pusi (në pritë). Rri në pritje pres. Rri në errësirë (në diell). Rri i mërzitur (i zemëruar). Rri me frikë (me gjak të ngrirë). Rri me gojë hapur. Rri si gyp. Rri si mbi gozhdë. shih te GOZHD/Ë,~A. Rrinë (ndër) grepa. shih te GREP,~I. Rri mbi thëngjij. shih te THËNGJI/LL,~LLI. Rri si i ngrirë (si hu, si pulë e lagur). Rri si mbi gjemba.
- 7. Qëndroj pa bërë diçka, nuk lëviz; nuk punoj, pushoj; nuk veproj (edhe në një varg njësish frazeologjike). Rri kot. Rri duarkryq (duarlidhur, me duar në ijë, me duar në gji) rri pa punë, nuk punoj; nuk veproj. Rri pa punë (pa folur, pa ngrënë, pa pirë). Ha, pi e rri. Nuk rri në një vend lëviz vazhdimisht. Rri, mos fol! Rri të rrimë. Rri me duar në xhepa. Rri e mban murin. Ujët që rri, qelbet. fj. u.
- 8. fig. Mbaj një qëndrim të caktuar kundrejt dikujt a diçkaje; sillem në një mënyrë (edhe në një varg njësish frazeologjike). I rri rëndë. I rri kundër e kundërshtoj. I rri me hundë (me turinj, me inat). I rri (tërë) hundë e buzë. Rri mënjanë nuk marr pjesë, nuk përzihem në diçka. Rri me buzë. shih te BUZ/Ë,~A. I rri si dadë dikujt shih te DAD/Ë,~A. I rri me fyt dikujt shih te FYT,~I. I rri kallkan dikujt shih te KALLKAN,~I. I rri nuse. shih te NUS/E,~JA. I rrinte qiri (me këmbë) dikujt shih te QIRI,~U. I rri sus. shih te SUS.
- 9. Merrem gjatë me diçka, nuk e ndërpres; bëj një punë, merrem me një punë a me diçka tjetër; qëndroj. Rri rojë. Rri duke punuar. Rri e mendohem. Rri mbi libra lexoj e studioj pa u shkëputur nga librat. Rri duke parë (duke shëtitur). Ka ndenjur shegert pesë vjet.
- 10. vet. veta III. Qëndron vazhdimisht para syve ose në mendje, nuk hiqet nga sytë a nga mendja. Më rri para syve. Më rri në mendje.
- 11. fig. Mbetem një kohë të gjatë pa diçka. Rri pa bukë (pa ujë). Rri pa pallto.
- 12. vet. veta III. Më shkon për shtat në një mënyrë të caktuar; më vjen. Më rrinë mirë (bukur, keq) rrobat. I rrinë lirshëm (shtrënguar) këpucët. Nuk i rrinë mirë flokët. Më rrinë pas këmbës (pas trupit). I rrinë si thes rrobat.
- 13. bised. I përmbahem diçkaje, e mbaj (fjalën e dhënë, besën). I rri fjalës (zotimit). I rri besës.
- 14. bised. Më vjen a më arrin deri diku; fig. krahasohet. Fustani i rri deri nën gju. Ai s'u rri as (deri) te këmbët.
- 15. thjeshtligj. Më duket, më ngjan. Më rri se ai diçka di. Kështu më rri mua.
- 16. pavet. RRIHET. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Mund të qëndroj pa bërë diçka, më durohet (zakon. me mohim). S'i rrihet pa folur (pa qeshur). S'më rrihet pa punuar. Atij s'i rrihet në shtëpi. S'i rrihet në një vend. S'i rrihej nga të ftohtët. Kështu s'rrihet! A rrihet në këtë mënyrë?
- Aty më rri! thjeshtligj. shih tek ATY. I rri (i qëndroj) afër (pranë) dikujt shih tek AFËR 6. Rri në cingali shih te CINGALI,~A. S'i rrinë duart (rehat) shih te DOR/Ë,~A. Rri (qëndron) gatitu përpara dikujt shih te GATITU. I rri gjel dikujt shih te GJEL,~I. Rri gjemb shih te GJEMB,~I. I rri gjemb dikujt shih te GJEMB,~I. Rri në hije shih te HIJ/E,~A. I rri me këmbë dikujt shih te KËMB/Ë,~A. I rri (i qëndroj) mbi (në) kokë (krye) dikujt a diçkaje shih te KOK/Ë,~A. I rri (i qëndron) kokërr shih te KOK/ËRR,~RRA. S'rri në kuvend dikush shih te KUVEND,~I. I rri (i qëndron) larg shih te LARG 5. Më rri mendja diku ose te dikush a te diçka e kam vazhdimisht mendjen diku ose te dikush a te diçka; nuk më hiqet nga mendja. Rri mriz shih te MRIZ,~I. I rri përsipër dikujt a diçkaje shih te PËRSIPËR. I rri poshtë dikujt shih te POSHTË. I rri në qime dikujt shih te QIM/E,~JA. Rri në tokë! iron. shih te TOK/Ë,~A. Rri (qëndron, mbeti, ngeci, ngeli, numëron, bën hapa) në vend shih te VEND,~I. E drejta rri si vaji mbi ujë fj. u. shih te DREJT/Ë,~A (e) 5. Rrinte si beu në kashtë tall. shih te KASHT/Ë,~A. I rri çekan (çekiç) mbi kokë shih te ÇEKAN,~I. Rri (qëndron) mbi dy karrige keq. shih te KARRIG/E,~IA. Rri (rron, jeton, është) në hijen e dikujt keq. shih te HIJ/E,~A. Rri me gisht në këmbëz (e mban, e ka gishtin në këmbëz) shih te KËMBËZ,~A. Rri me gojë mbyllur shih te MBYLLUR. I rri me grushte hundëve dikujt keq. shih te HUND/Ë,~A. S'rri gjeli mbi vezë shih te GJEL,~I. I rri me hanxhar në dorë shih te HANXHAR,~I. Nuk rri iriqi në plis fj.u. shih te PLIS,~I I. Rri (është) jashtë valles shih te VALL/E, ~JA. (Më) rri si murga në linjë shih te MURG/Ë,~A. I rri punës përsipër si vaji mbi uthull shih tek UTHULL, ~A. I rri sofra gjithnjë shtruar dikujt shih te SOF/ËR,~RA. Me sa rri sorra me dy hunj shih te SORR/Ë,~A. I rri shpatë mbi kokë dikujt shih te SHPAT/Ë,~A. Rri si shushunja në hi shih te SHUSHUNJ/Ë,~A. Rri (mbeti, bën) në vend numëro shih te NUMËROJ. Nuk e di se ku rri me shtëpi shih te SHTËPI,~A. Si rri gjuha prapa dhëmbëve (s'i zë gjuha vend ndër dhëmbë) shih te GJUH/Ë,~A 1. Rri (qëndron) këmbë mbi (përmbi) këmbë shih te KËMB/Ë,~A. Kur rri (kur fle) koka, lëviz gjuha fj. u. shih te KOK/Ë, ~A. Ngrihu prift të rrijë (të ulet) hoxha! shih te PRIFT, ~I I. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt! fj.u. shih te SHTREMBËR. Thesi bosh (i zbrazur, pa gjë) s'rri (s'qëndron) më këmbë fj.u. shih te THES,~I.