rrezoj
Appearance
RREZOJ jokal.
- 1. vet. veta III. Lëshon a përhap rreze, ndrit me rreze. Rrezon dielli (hëna).
- 2. vet. veta III fig. Shkëlqen, ndrit si rreze. I rrezon fytyra.
- 3. kal. Ndriçoj me rreze diçka; e vë nën veprimin e rrezeve të diçkaje; e vë nën rrezet e diellit, e nxjerr në diell, e lë a e vë të marrë një rreze diell. Dielli rrezon kreshtat. E rrezojnë grurin (niseshtenë) disa ditë me radhë.