rrezikshëm
Appearance
RREZIKSHËM mb.
- 1. Që paraqit rrezik, që është ose që shoqërohet me rreziqe. Punë (detyrë) e rrezikshme. Udhë (rrugë) e rrezikshme. Vend i rrezikshëm. Hap i rrezikshëm. Vepër e rrezikshme. Lojë e rrezikshme. Në çastin më të rrezikshëm.
- 2. Që mund të sjellë një dëm a një të keqe të madhe dhe që vepron me një synim të tillë, që është burim rreziku për dikë a për diçka; që ka pasoja të dëmshme e të rënda. Njeri (element) i rrezikshëm. Armik (kundërshtar) i rrezikshëm. Kafshë e rrezikshme. Sëmundje e rrezikshme. Lëndë e rrezikshme. Shoqërisht i rrezikshëm. Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet.