Jump to content

rrezikoj

Nga Wiktionary

RREZIKOJ kal.

  • 1. E vë a e lë në kushte të tilla që mund të pësojë një të keqe të madhe; e vë në rrezik; bëhem shkaktar për një fatkeqësi, për një dëm të madh a rrezik. Rrezikoi jetën (shëndetin). Rrezikoi shtëpinë (pasurinë). Rrezikoj forcat. Rrezikon prodhimin. Rrezikoj veten (të tjerët). I rrezikoi të gjitha.
  • 2. jokal. Veproj me rrezik, bëj diçka që mund të sjellë pasoja të këqija. Rrezikoj në lojë.