rrezatoj

Nga Wiktionary

RREZATOJ kal.

  • 1. vet. veta III. Lëshon dritë ose një energji tjetër në trajtë rrezesh, lëshon a përhap rreze. Rrezaton dritë. Rrezaton energji bërthamore.
  • 2. vet. veta III fig. Përhap rreth e rrotull një ndjenjë të brendshme, duket sikur e nxjerr dhe e shpërndan si rreze një ndjenjë të brendshme. Fytyra i rrezaton gëzim e kënaqësi. Sytë i rrezatonin dashuri.
  • 3. fig. Përhap nga një qendër në drejtime të ndrysh me një ide, një dukuri, një ndikim etj. Rrezaton ndikimin e vet. Kryeqyteti përpunon dhe rrezaton normën gjuhësore.
  • 4. Ndriçoj me rreze. Dielli rrezaton tokën.
  • 5. Veproj me rreze mbi një trup, bombardoj me rreze. Rrezatoj farën (patatet). Rrezatoj me rreze rëntgen.
  • 6. jokal. Lëshon rreze, ndrin, shkëlqen. Rrezaton dëbora. Rrezaton ari.