rrethim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RRETHIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RRETHOJ, RRETHOHEM. Rrethimi i oborrit (i shtëpisë). Rrethimi i qytetit (i fshatit). Rrethimi i kështjellës. Rrethimi i armikut (i kundërshtarit). Bënë rrethimin.
  • 2. usht. Gjendja e një ushtrie ose e një qendre të banuar, që ka përreth trupa ushtarake kundërshtare, të cilat përpiqen ta detyrojnë të dorëzohet. Rrethim ushtarak. Dara (unaza) e rrethimit. Vunë rrethimin. E ngritën (e hoqën) rrethimin. E çanë rrethimin. E ngushtoi (e mbylli) rrethimin. Dolën nga rrethimi.
  • 3. fig. Gjendja e një vendi që ka përreth shtete të tjera me rend shoqëror të kundërt, të cilat përpiqen me rrugë politike, ideologjike, ekonomike, ushtarake etj. ta dobësojnë për ta nënshtruar ose për t'i përmbysur rendin shoqëror. Rrethim i dyfishtë. Rrethim politik (ekonomik, ushtarak).
  • 4. Mjedisi rrethues ose kushtet, në të cilat ndodhet dikush a diçka. Rrethimi i fjalës. gjuh. konteksti i fjalës.
  • 5. Gardh a mur që rrethon një vend. Rrethim muri (dërrase, gardhi). I bënë oborrit një rrethim.