rrethanë
Appearance
RRETHANË f.
- 1. Kushte të veçanta, në të cilat ndodh diçka ose që shoqërojnë një ngjarje dhe që ndikojnë në zhvillimin e saj; anë e veçantë e një ngjarjeje, e një çështjeje. Rrethana lehtësuese. drejt. kushtet që e lehtësojnë dënimin e një të pandehuri. Rrethana rënduese. drejt. kushtet që e rëndojnë dënimin e një të pandehuri. Rrethanat e ngjarjes. Në çdo rrethanë. Ndodhi në rrethana të paqarta.
- 2. kryes. Kushte që përcaktojnë gjendjen e diçkaje a të dikujt; gjendje. Rrethanat politike (ekonomike). Rrethana familjare (shoqërore). Sipas rrethanave. Në rrethanat e sotme. Përfiton nga rrethanat. Ndryshojnë rrethanat. E detyrojnë rrethanat.
- Plotës i rrethanës gjuh. shih RRETHANOR,~I.