rreth
Appearance
RRETH m.
- 1. Vijë e lakuar dhe e mbyllur, pikat e së cilës kanë të njëjtën largësi nga qendra; sipërfaqja e rrafshit që ndodhet brenda kësaj vije. Rrathë bashkëqendrorë. Rreth i jashtëshkruar (i brendashkruar). Rrezja (sipërfaqja) e rrethit. Diametri (perimetri) i rrethit. Qendra e rrethit. Bëj (vizatoj) një rreth. Në trajtë rrethi.
- 2. Rrip metali a druri i mbyllur si unazë, që shtrëngon degët e fuçisë, një rrotë etj.; pjesa e rrumbullakët si unazë, që shërben për të mbajtur, për të shtrënguar etj. pjesët e tjera të një sendi; fletë e prerë si unazë a e rrumbullakët. Rreth hekuri (druri, teli). Rrathët e fuçisë (e bucelës). Rrethi i notës (i gurit të mullirit). Rrathët e syzeve. Rrethi i kosës unaza që shtrëngon kosën te bishti. Rrethi i sitës (i daulles). Rrethi i kapelës. Rreth për flokët. I vë rrathë. Shtrëngoj rrathët.
- 3. Unazë. Rreth floriri. Rreth dore byzylyk. Rrathë veshi vathë të rrumbullakët.
- 4. Rrip i ngushtë ose vijë e rrumbullakët, që shfaqet anës diçkaje, që formohet nga diçka ose që dallohet në sipërfaqen e diçkaje; unazë, Rrathët e dritës (e ylberit). Rrathët e tymit. Rrathë në ujë. Rrethi i hënës (i diellit). I vuri syri rreth. Rrathët e gushës (e barkut) palë e lëkurës në gushë (në bark) nga të ngjallurit e tepërt. Rrathët vjetorë unazat vjetore në trungun e prerë të një druri.
- 5. Varg njerëzish a sendesh, të rreshtuar në vijë të mbyllur rrotull dikujt a diçkaje. Bënë (formuan) një rreth. E mbyllën (e afruan) rrethin. I vuri në rreth.
- 6. ~E, ~ET. Ndarja më e madhe administrative e shtetit tonë, që përfshin një krahinë të gjerë me një qytet si qendër. Rreth malor (fushor, kufitar). Këshilli popullor i rrethit. Konferenca e rrethit. Festivali i rrethit. Në bazë (në shkallë) rrethi.
- 7. vet. nj. fig. Fusha që përfshin një veprimtari, tërësia e dukurive, që përfshihen brenda një kufiri; sfera. Rrethi i njohurive. Rrethi i çështjeve (i problemeve). Rrethi i interesave. Rrethi i përfytyrimeve (i ideve). Rrethi i të drejtave.
- 8. ~E, ~ET fig. Grup njerëzish që mblidhen rregullisht në një vend të caktuar për të mësuar diçka, për një veprimtari të përbashkët ose për të rrahur çështje të një fushe. Rrethi metodik. Rrethi letrar (shkencor, sportiv). Rrethi i fizkulturës (i notit, i alpinizmit, i baletit, i muzikës, i çiftelisë, i vizatimit, i ekonomisë shtëpiake, i rrobaqepësisë, i qëndisjes). Rrethi i kimistëve (i natyralistëve). Drejtues (anëtar) rrethi. Mbledhja (veprimtaria) e rrethit. Bën pjesë në rreth. Ngre një rreth.
- 9. kryes. ~E, ~ET fig. Grupe njerëzish, që janë të lidhur nga interesat e njëjta shoqërore të klasës, të shtresës, të kulturës a të mjeshtërisë; qarqet; mjedis. Rrethet artistike (letrare, shkencore, intelektuale). Rrethet zyrtare (diplomatike, ushtarake). Rrethet bankare (financiare, tregtare). Rrethet punëtore (revolucionare, demokratike).
- 10. vet. nj. fig. Njerëzit e afërm, farefisi, miqësia; tarafi. Rrethi familjar. Rrethi i nuses (i dhëndrit). Thërres (ftoj) rrethin tim. Ka rreth të madh (të gjerë). E ndihmoi rrethi.
- 11. kryes. nj. fig. Grup njerëzish, që interesohen për diçka të përbashkët ose që kanë një lidhje me dikë a me diçka. Rreth i gjerë (i ngushtë). Rreth studiuesish (lexuesish, dëgjuesish). Rrethi i të njohurve. Në një rreth të ngushtë (të mbyllur) pa tërhequr mendimin e shumë njerëzve ose të masës. Hyri në rreth të shokëve arriti moshën ose pjekurinë për të qenë njësoj si të tjerët.
- 12. vet. ~E, ~ET. Vendet që shtrihen rrotull një qyteti, rrethinat; afërsitë. Në rrethet e Tiranës.
- 13. vet. nj. sport. Rruga që ndjek gjatë një gare një grup sportistësh (çiklistë, motoçiklistë etj.), duke u kthyer përsëri në pikën e nisjes. Rrethi çiklistik i Shqipërisë. Etapat e rrethit çiklistik.
- 14. Perimetër. I mati rrethin e gjoksit (e kraharorit).
- 15. ~E, ~ET astr. Vijë rrethore, që përfytyrohet e përshkruar në hapësirën qiellore ose në rruzullin tokësor. Rrethi polar (tropikal). Rrethi i mesditësit.
- 16. Shtresë a brez guri me pllaka të dala në sipërfaqe. Rrathët e Veleçikut. Del një rreth e s'punohet. Është vendi rreth e s'kalohet dot.
- 17. Rripi i fishekëve, rrethatore. Rrethi i fishekëve. Ngjesh rrethin.
- 18. kryes. Thurima të rrumbullakëta prej shufrash, të cilat vihen nën këpucë a nën opinga që të mos fundosen këmbët gjatë ecjes mbi dëborë. Rrathët e dëborës. Vë rrathët.
- 19. vet. Mjet peshkimi në trajtë të një cilindri të hapur, të mbërthyer në një shkop, që e tërheqin në ujë duke qëndruar në lundër.
- 20. bised. fig. Tufë, shumicë, sasi e madhe. Ka një rreth fëmijë.
- 21. Horizont. Rrethi i matit. Rrethi i qiellit.
- Rreth i hekurt rrethim i plotë, pa asnjë të çarë; darë. Rreth i mbyllur (me cen) libr.
- a) arsyetim i gabuar që bëhet duke vërtetuar një mendim me anë të një parimi, i cili ka vetë nevojë të vërtetohet me mendimin e parë;
- b) gjendje pa rrugëdalje. Ia bëri rrethin dikujt a diçkaje gjeti një rrugë për ta shtënë në dorë, ia gjeti anën. I qiti (i bëri) rrethin
- a) e rrethoi;
- b) i përgatiti diçka fshehurazi për ta dëmtuar a për ta shkatërruar. E kanë lëshuar (i janë liruar) rrathët nuk është në rregull nga mendtë, i kanë luajtur dërrasat. E solli në rreth
- a) dikë e solli në rrugë të drejtë;
- b) diçka e vuri në vijë një punë. Është shoshë pa rreth shih te SHOSH/Ë,~A. E shtiu (e futi) në rreth dikë e zuri ngushtë, s'e la të lëvizë as andej as këtej, e mbërtheu në vend; e rrethoi. U bë për rreth oxhaku shih tek OXHAK,~U. Mori rrethin e daulles iron. nuk mori asgjë. I vuri rreth kokës e vuri veten në një gjendje të vështirë, i nxori kokëçarje vetes. Me sistem rrethi sport. duke i bërë të gjitha ndeshjet ndërmjet skuadrave një për një për të përcaktuar fituesen.
RRETH
- I. ndajf.
- Në hapësirën nga të gjitha anët afër dikujt a diçkaje, rrotull, përqark; në vijë të mbyllur si rreth. Rreth e rrotull (rreth e qark, rreth e përqark, rreth e rreth) nga të gjitha anët, përreth. Vendet rreth e rrotull. I rrinë rreth. I vjen (i sillet) rreth dikujt a diçkaje i sillet rrotull; i rrotullohet. Vjen (sillet) rreth rrotullohet. Vështroj rreth e rrotull (rreth e qark). I bie rreth e rrotull (rreth e qark) e përshkoj, e shkel nga të gjitha anët, i bie rrotull.
- II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar:
- 1. Vendin, sendin ose njeriun, në të gjitha anët e të cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose përqark të cilit lëviz a grumbullohet dikush a diçka; rrotull, përqark. Rreth shtëpisë. Rreth zjarrit. Rreth Diellit (Tokës). Rreth qytetit (fshatit). Rreth sofrës (tryezës). Rreth flamurit. Rreth Partisë. Mblidhen rreth nesh. Rrotullohet rreth tij. Ka grumbulluar rreth vetes. Rreth e rrotull (rreth e qark, rreth e përqark) dikujt a diçkaje.
- 2. Kohën, pak çaste para a pas së cilës kryhet një veprim ose moshën e përafërt të dikujt; afër, aty nga. Rreth mbrëmjes (mëngjesit, drekës). Rreth orës pesë. Rreth mesit të natës. Rreth të tridhjetave.
- 3. Çështjen ose diçka për të cilën flitet; për, mbi. Diskutimet rreth raportit. Flas rreth një studimi (romani).
- III pj. Pak a shumë, pothuaj, afër, afërsisht. Rreth dhjetë muaj. Rreth dyqind veta. Rreth tetë kuintalë.
- Rreth e rreth jo drejtpërdrejt, anës e anës, larg e larg. Vjen rreth (rrotull) dikush shih te RROTULL. Vinin rreth rronin disi, jetonin me ato që kishin. Vjen rreth (rrotull, anës) për shi (për dëborë) shih te RROTULL. I vjen (i sillet) rreth (rrotull, vërdallë) dikujt shih te RROTULL. Më vjen (më sillet) rreth (rrotull) diçka shih te RROTULL. S'kam ku të vij rreth (rrotull) shih te RROTULL. Vërtitet rreth poçit shih te POÇ,~I. Sillet kot rreth (rreth e qark) dardhës dikush shih te DARDH/Ë,~A.