Jump to content

rremë

Nga Wiktionary

RREMË f.

  • Vija e ujit të mullirit; vijë uji për të ujitur në arë. Kthej rremën.

RREMË mb.

  • 1. Që përmban një gënjeshtër, që shtrembëron të vërtetën, i gënjeshtërt; kund. i vërtetë. Lajm i rremë. Fjalë të rreme. Dëshmi e rreme.
  • 2. Që bëhet për të mashtruar; që paraqitet ose që bëhet si i vërtetë për të gënjyer; mashtrues, i gënjeshtërt. Be e rreme. Kallëzim i rremë. Nënshkrim i rremë. Dokument i rremë. Emër i rremë pseudonim. Sulm i rremë. Prova të rreme. drejt. Lëvizje e rreme. E paraqit në një dritë të rreme.
  • 3. Që shtiret si i vërtetë, që nuk është ashtu siç paraqitet; që nuk është i çiltër, i shtirë. Mik i rremë. Buzëqeshje e rreme. Thjeshtësi e rreme.
  • 4. Që është bërë si diçka tjetër e vërtetë, natyrore dhe që përdoret në vend të saj; që ka vetëm tiparet e jashtme të njëjta me diçka të vërtetë. Flokë të rremë. Mjekër e rreme. Dhëmbë të rremë dhëmbë të vënë. Lule të rreme. Gur (diamant) i rremë. Çelës i rremë çelës kopil. Gjellë e rreme. bised., mospërf. gjellë pa mish. Vdekje e rreme.
  • 5. Që të gënjen, që vetëm të ngjall përshtypjen sikur është i vërtetë, që është pa bazë, i pathemeltë. Gëzim i rremë. Paqe e rreme. Alarm i rremë. Qetësi e rreme. Shpresë e rreme.
  • 6. biol. Përdoret në emërtimet e pathjeshta të disa bimëve, kafshëve, sëmundjeve etj., të cilat kanë tipare të ngjashme me llojin përkatës të vërtetë. Fryt i rremë. Brinjë e rreme. Këmbë të rreme. zool. zgjatime që u shërbejnë disa kafshëve të vogla në vend të këmbëve.
  • 7. si em. ~Ë, ~A (e) f. kryes. ~A, ~AT (të). Fjalë e rreme, gënjeshtër. E rrema dhe e vërteta. Mos thuaj të rrema.