rregullsi

Nga Wiktionary

RREGULLSI f.

  • Vetia e një dukurie a veprimi që zhvillohet sipas një rregulli të caktuar; të qenët i rregullt; ecuria e diçkaje a zhvillimi i saj sipas ligjësorive të caktuara, përsëritja e rregullt e diçkaje sipas ligjeve të brendshme. Rregullsi e përgjithshme. Rregullsia e veprimeve. Zbulimi i rregullsive. Përsëritet me rregullsi. Zhvillohet sipas rregullsive të caktuara.