rregulloj
Appearance
RREGULLOJ kal.
- 1. Vë në rregull, sjell përsëri në rregull; kund. çrregulloj. Rregulloj shtëpinë. Rregulloj flokët. Rregulloj librat.
- 2. Bëj që të punojë në rregull një mekanizëm, një aparat etj., i cili ka qenë i prishur a i dëmtuar; ndreq, meremetoj. Rregulloj biçikletën (makinën, motorin).
- 3. Bëj që të punojë, të ecë a të japë sipas një mase të caktuar (për mekanizmat, mjetet etj.); e ul a e ngre ose e vë më përpara a më prapa që të jetë sa duhet, e vë në rregull. Rregulloj shpejtësinë e veturës. Rregulloj zërin e radios. Rregulloj sasinë e ujit. Rregulloj orën.
- 4. E bëj të jetë në rregull, e vë për fije; ndreq, zgjidh; ua nënshtroj rregullave të caktuara. U rregulloi punën (gjendjen). E rregulluan çështjen (mosmarrëveshjen). E rregullojnë me ligj (me norma).
- 5. bised. Shtie në dorë diçka, zakonisht me rrugë të tërthorta e me përpjekje; i gjej një punë dikujt ose i siguroj diçka tjetër me përpjekje a me rrugë të tërthorta jo gjithnjë të rregullta a të drejta. I rregulloi një punë (një bursë). E rregulloi në një punë (në një vend). E rregulloi vajzën e martoi mirë. I rregulloi një nuse (një burrë).
- 6. bised. Bie në marrëveshje me dikë, e ujdis me dikë që të më plotësohet një kërkesë a dëshirë, zakonisht me rrugë të tërthorta ose të parregullta. E rregulloi me përgjegjësin. E rregulluan me njëri-tjetrin. E rregulloi që të mos shkonte.
- Rregullo (ndreq, drejto) gojën! shih te GOJ/Ë,~A. Rregulloi llogarinë (borxhet) me dikë lau hesapet me dikë. I rregulloi pllakën shih te PLLAK/Ë,~A. Ia rregulloi (ia ndreqi, ia ujdisi) qejfin (kokën) shih te NDREQ. Ia rregulloi (ia ndreqi, ia ujdisi) samarin (bërroren, kurrizin, shpinën) shih te NDREQ. I kanë rregulluar (i kanë gjetur, i kanë lidhur) telat bashkë shih tek TEL,~I.