rregull
Appearance
RREGULL m.
- 1. Të qenët e çdo sendi në vendin e vet, aty ku duhet dhe ashtu siç duhet të jetë; kund. rrëmujë. Këtu ka rregull. Vë në rregull librat. E mban shtëpinë në rregull. U prish rregulli.
- 2. Parim sipas të cilit kryhet një veprim; zakon, shprehi e ngulitur. Është bërë rregull. E kam si rregull. Bëj sipas rregullit. Jashtë çdo rregulli.
- 3. Gjendje në të cilën çdo gjë është ose bëhet sipas parimeve të caktuara të organizimit e të drejtimit; të qenët në pajtim me disa kërkesa të vendosura; disiplinë, rend. Rregull i fortë (i veçantë). Rregulli ushtarak. Vë (vendos, mbaj) rregullin. Shkel rregullin. Forcoj (ruaj) rregullin. E bëri në rregull. Dokumenti është në rregull. Nuk është në rregull me dikë (me diçka).
- 4. Kryerja e një veprimi duke e përsëritur pa mungesa kohë pas kohe sipas një rendi të caktuar; rregullsi. Paguan në rregull. Vjen në rregull. E ndjek në rregull. E bën pa rregull. Makina punon në rregull.
- S'është në rregull flet ose vepron në mënyrë jonormale.
RREGULL f.
- Parim i nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive, i cili shërben si mbështetje e si drejtim për ecurinë a për zhvillimin e diçkaje ose për punën në një fushë, rregullsi; normë a parim në sjelljen e në marrëdhëniet e njerëzve. Rregulla të përgjithshme (të veçanta). Rregulla të brendshme. Rregulla të reja (të caktuara). Rregulla gramatikore. Rregulla teknike. Rregullat e drejtshkrimit. Rregullat e qarkullimit. Rregullat e mirësjelljes. Rregullat e shoqërisë. Rregullat e shkollës. Rregullat e qitjes. Rregullat e lojës. Zbatimi i rregullave. Vë (vendos, nxjerr) rregulla. Thyejnë (shkelin) rregullat. Zhvillohet (ndryshon) sipas disa rregullave.
- Rregulla e treshit mat. shih tek TRESH,~I. Rregulla e artë e mekanikës fiz. shih tek ARTË (i,e).