Jump to content

rrebesh

Nga Wiktionary

RREBESH m.

  • 1. Shi i fortë me furtunë që bie për një kohë të shkurtër. Rrebesh i madh. Ra një rrebesh. E zuri (e shkatërroi) rrebeshi. Ra si rrebesh.
  • 2. fig. Grumbull i madh i diçkaje, që bie me forcë si shi i dendur. Rrebesh plumbash (gurësh). Rrebesh fjalësh një varg i gjatë fjalësh, zakonisht qortuese, që i drejtohen dikujt me forcë e përnjëherësh.
  • 3. fig. Fatkeqësi e madhe që vjen e kalon me furi në një vend, mynxyrë. Rrebeshet e historisë. Nëpër rrebeshet e shekujve. U ka bërë ballë (u ka qëndruar) rrebesheve.