rraxhë
Appearance
RRAXHË I f.
- 1. Një copë dërrasë që shërben për të rrafshuar drithin, miellin etj. në grykën e një ene të mbushur buzë me buzë. Rraxha e qases (e karroqes). Rraxha e baltës së tullave. E presin me rraxhë. E rrafshojnë me rraxhë. E mbushi me rraxhë e mbushi plot, buzë më buzë. Është me (në) rraxhë është plot, buzë më buzë.
- 2. përd. ndajf. Plot e përplot, buzë më buzë. U mbush rraxhë.
- Janë një rraxhë janë të një mase, sa njëri tjetri, të prerë me një gërshërë. I vë rraxhën e bëj rrafsh, e rrafshoj.
RRAXHË II f. zool.
- Peshk deti me trup petashuq në trajtë rombi që ka bisht të hollë e të gjatë.