rrasë
Appearance
RRASË f.
- 1. Pllakë guri; petë e trashë guri. Rrasë e zezë (e bardhë). Rrasë e lëmuar. Rrasë guri (mermeri). Rrasa e varrit. Rrasa e vegshit pllakë e rrafshët që i vihet vegshit si kapak. Rrasat e çatisë. E shtruan oborrin me rrasa. I lanin rrobat në rrasë.
- 2. Faqe e një shkëmbi të petëzuar. Shkau nga rrasa.
- I vuri rrasën (plloçën) diçkaje shih te PLLOÇ/Ë,~A. Iu bë shtëpia rrasë (e gjallë) s'i mbeti gjë prej gjëje në shtëpi, iu bë shtëpia trokë. Ka gjetur rrasa vegshin (vorbën) keq. janë njësoj njëri me tjetrin, ka gjetur tenxherja kapakun. Ka mbetur rrasë në diell ka mbetur pa asgjë, pa asnjë dysh. E nxjerr në rrasë të gjallë është shumë i zoti, nxjerr vaj nga guri. Rron (edhe) në rrasë të gjallë është njeri shumë i kalitur e i aftë, është trim e i paepur, çan përpara në jetë. I zuri rrasa (rrota, qerrja) bishtin shih te BISHT,~I.