rrafsh
Appearance
RRAFSH m.
- 1. Sipërfaqe e diçkaje pa të ngritura e pa të thelluara. Rrafsh i lëmuar. Rrafshi i ujit.
- 2. Vend i sheshtë, fushë; krahinë pa male e pa kodra të larta. Rrafshi i Dukagjinit. Zbritën në rrafsh. I kthyen kodrat në rrafshe. I zuri këmba rrafsh zbriti në fushë; zbriti në vend të sheshtë.
- 3. gjeom. Sipërfaqe me dy përmasa, në të cilën një drejtëz që bashkon dy pika çfarëdo të saj ndodhet gjithnjë brenda saj; plan. Rrafshe paralele. Rrafshi i mesditësit. Kubi ka gjashtë rrafshe.
- 4. fig. Prerje a vijë, në të cilën shqyrtohet a studiohet një çështje ose zgjidhet një problem, plan. Në rrafshin politik (ideologjik). Në rrafshin ndërkombëtar. Në rrafshin kohor (historik, bashkëkohor). Në rrafshin gjuhësor (gramatikor, teorik).
RRAFSH ndajf.
- 1. Pa të ngritura e të ulura, në të njëjtën lartësi në gjithë sipërfaqen, në mënyrë të rrafshët; drejt në vijë horizontale. E presin (e korrin) rrafsh. E qethi rrafsh. Shtrihet rrafsh. Rrafsh me tokën në lartësinë e sipërfaqes së tokës, pa u ngritur mbi tokë. E bëri rrafsh e rrafshoi. Bëhem (bie) rrafsh me tokën shtrihem në tokë dhe ngjeshëm pas saj.
- 2. Ulur, këmbëkryq, jo me këmbë, shesh. U shtruam (ndenjëm) rrafsh. Rri rrafsh.
- 3. Plot e përplot, buzë më buzë. E mbushi rrafsh enën (gotën).
- 4. përd. pj. As më shumë, as më pak, plot, pikërisht. Rrafsh një muaj (dy vjet...). Rrafsh njëqind veta (tridhjetë kilogramë, dhjetë thasë). Mbushi rrafsh gjashtë vjet.
- Rrafsh e plot me shumë gjëra, me shumë të mira; me të gjitha të mirat. U shtrua (foli, bisedoi) rrafsh me dikë u ul këmbëkryq me dikë dhe foli shtruar për të gjitha çështjet. E bëri rrafsh me tokën e prishi që nga themelet, e rrafshoi, e shkatërroi pa i lënë gjë më këmbë.