Jump to content

rrëzëllen

Nga Wiktionary

RRËZËLLEN jokal.

  • 1. Ndrit duke lëshuar rreze; shkëlqen duke pasqyruar rrezet; vezullon. Rrëzëllen dielli (hëna). Rrëzëllen llamba. Rrëzëllejnë yjet. Rrëzëllejnë xixëllonjat. Rrëzëllen dëbora. I rrëzëllejnë flokët. Rrëzëllen në diell.
  • 2. fig. Shkëlqen shumë nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër e brendshme (për sytë); çelet e bëhet e hareshme nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër (për fytyrën); ndrin. I rrëzëllejnë sytë. I rrëzëllen fytyra. Rrëzëllente nga gëzimi.