Jump to content

rrëshqitje

Nga Wiktionary

RRËSHQITJE I f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes RRËSHQAS. Rrëshqitje e shpejtë (e ngadalshme). Rrëshqitje artistike. Rrëshqitja e dheut. Rrëshqitja mbi akull. Rrëshqitja me figura. Rrëshqitje me ski (me patina). Sheshi i rrëshqitjes. Kampionati i rrëshqitjes.
  • 2. fig. Gabim që bëhet pa dashur ose pa e kuptuar; fjalë e thënë ose e shkruar gabimisht pa e vënë re. Ruhet nga rrëshqitjet. Në tekst ka disa rrëshqitje.

RRËSHQITJE II f. bot.

  • Lloj kërpudhe që hahet, e cila e ka kësulën ngjyrë hiri nga sipër e të bardhë poshtë dhe vjen si e yndyrshme kur preket me dorë. Mbledh (ha) rrëshqitje.