rrëshqitas

Nga Wiktionary

RRËSHQITAS ndajf.

  • 1. Duke rrëshqitur, me rrëshqitje. Zbriti rrëshqitas. E lëshoi rrëshqitas.
  • 2. fig. Pa u ndier, fshehurazi. Erdhi rrëshqitas. Ecnin rrëshqitas.
  • 3. Duke e prekur fare pak, për rrëshqit. E kapi plumbi rrëshqitas.
  • 4. fig. Pa u ndalur në diçka, kalimthi, shkarazi; pa u thelluar, për rrëshqit. E kujtoi (e përmendi) rrëshqitas. E pa (e vështroi) rrëshqitas. I hodhi një shikim rrëshqitas.