rrëshqas

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RRËSHQAS jokal.

  • 1. Kaloj ose lëviz lehtas e me shpejtësi mbi një sipërfaqe të lëmuar a të pjerrët pa ndeshur ndonjë pengesë; kalon pa ngecur; shkas. Rrëshqas mbi ujë (mbi bar, mbi qilim, mbi dysheme, mbi çimento). Rrëshqet pena mbi letër. Rrëshqet gjarpri.
  • 2. Lëviz lehtas e shpejt mbi akull me këpucë të posaçme ose mbi dëborë me ski, duke u ushtruar në këtë lloj sporti; lëviz mbi një sipërfaqe të lëmuar a lëshohem nga një vend i pjerrët për të luajtur e për t'u dëfryer. Rrëshqasin mbi akull. Rrëshqasin me patina (me ski). Mësojnë të rrëshqasin. Rrëshqasin fëmijët.
  • 3. Nuk më mbajnë këmbët mbi një sipërfaqe të lëmuar ose të pjerrët dhe bie, shkas; vet. veta III nuk qëndron dot diçka mbi një sipërfaqe të lëmuar ose të pjerrët, nuk mbahet, shket e rrëzohet. Rrëshqiti në akull (në baltë, në dëborë). Rrëshqiti në rrugë (në dysheme). Rrëshqiti shkalla. Rrëshqiti kali (mushka). Rrëshqiti poshtë. Rrëshqiti e ra. Rrëshqitën tullat nga makina. I rrëshqiti këmba. Më rrëshqasin këpucët (çizmet).
  • 4. vet. veta III shih SHKAS 3. Rrëshqet treni mbi binarë. Rrëshqet barka (anija) në det. Rrëshqasin retë në qiell.
  • 5. vet. veta III. Rrjedh mbi sipërfaqe pa u ndalur (për lëngjet); shket. Rrëshqet uji. Rrëshqet vaji (rakia). I rrëshqet djersa. I rrëshqasin lotët mbi faqe. Rrëshqet në gurmaz (në grykë).
  • 6. vet. veta III fig. Kalon shpejt ose pa u ndier, rrjedh (për kohën), shket. Rrëshqet koha. Rrëshqasin vitet.
  • 7. vet. veta III. Shkëputet nga vendi dhe shkon teposhtë pak nga pak, shket (për dheun). Rrëshqet toka (dheu).
  • 8. vet. veta III fig. Kalon lehtë e shpejt mbi diçka, shkon përsipër diçkaje duke e prekur lehtë; shfaqet e largohet menjëherë pa u ndalur. Rrëshqet hija (drita). I rrëshqitën sytë mbi diçka. I rrëshqiti një gëzim (një buzëqeshje) në fytyrë.
  • 9. vet. veta III. Më bie shpejt e papritur diçka që e mbaja, më ikën, më shpëton. Më rrëshqiti nga dora sapuni (gota, pena). Më rrëshqiti palltoja nga supet.
  • 10. fig. Bëj pa dashur një veprim të gabuar, më shpëton diçka ose e bëj padashur, them padashur a pa e kuptuar diçka; gaboj pa e kuptuar. Më rrëshqiti një fjalë (një gabim). I rrëshqiti padashur. Si më paska rrëshqitur!
  • 11. fig. Kaloj pak nga pak në një qëndrim a pikëpamje tjetër zakonisht të gabuar, shkas. Rrëshqiti në idealizëm (në oportunizëm, në liberalizëm). Rrëshqiti nga vija.
  • 12. fig. Iki fshehurazi nga një vend, largohem pa u ndier, shkas. Rrëshqiti në derë. Rrëshqiti nga dhoma.
  • 13. fig. I bëj bisht diçkaje, i shmangem, dredhoj, shkas. U rrëshqiti pyetjeve. I rrëshqiti kontrollit (përgjegjësisë). Rrëshqet si ngjalë!
  • Më rrëshqiti (më shkau) gjuha (goja) shih te GJUH/Ë,~A 1. I rrëshqitën (i shkanë) këmbët dikujt shih te SHKAS. Ka rrëshqitur (ka lajthitur) nga mendja ka luajtur mendsh. I rrëshqiti (i shkau) shëndeti dikujt shih te SHËNDET,~I I. I rrëshqet (i shket, i dridhet, i luan, i lëviz) toka (trualli) nën këmbë shih te DRIDHEM.