Jump to content

rrënuar

Nga Wiktionary

RRËNUAR mb.

  • 1. Që është prishur e shkatërruar, që është shembur krejt e rrëzuar përdhe (për diçka të ndërtuar). Shtëpi e rrënuar. Mur i rrënuar. Qytet (fshat) i rrënuar.
  • 2. fig. Që është shkatërruar ekonomikisht a moralisht; që ka pësuar humbje të rënda ekonomike a materiale. Fshatarësia e rrënuar në vendet kapitaliste. Njeri i rrënuar. Vendi ishte i rrënuar.
  • 3. fig. Që është dëmtuar rëndë; që është dobësuar e keqësuar shumë; i rënë. Me shëndet të rrënuar. Plak i rrënuar.